Italia po shkon drejt shpalljes së fitimit të luftës me pandeminë COVID-19, pasi vendi raportoi gjashtë vdekje dhe 126 raste të reja pozitive gjatë 24 orëve të fundit.
Numrat janë ulur në vazhdimisht falë masave izoluese, distancimit social dhe testimit intensiv si të shtupave dhe mostrave të gjakut për antitrupa, shkruajnë mediet italiane.
Gjatë 24 orëve të fundit, vendi raportoi gjashtë vdekje të lidhura me koronavirusin – shifra më e ulët që nga shkurti – duke çuar shifrat totale të jetëve të humbura nga Covid-19 në 34.744.
Vetëm 96 persona të infektuar me virusin korona po marrin tretman në kujdesin intensiv në nivel vendi.
Vendi ka realizuar 27,218 teste CPR që nga dje.