Sheqerinska: Nuk është me rëndësi nëse kryeministri i ardhshëm do jetë shqiptar apo maqedonas

Nuk ka fare rëndësi se i cilës kombësi do të jetë kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut. Kështu u shpreh Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sekerinska, në një debat në TV21.

Marketing

“Unë mendoj se është në fund të fundit të përqendrohemi te qytetarët. Kur shkoni në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, nuk ka rëndësi nëse Milena ose Imeri do t’iu trajtojnë. Le të përqëndrohemi te njerëzit dhe ti lëmë grindjet partiake. “Nëse kryeministri tjetër do të jetë maqedonas apo shqiptar nuk është aspak e rëndësishme,” tha Sekerinska.

Ideja e Bashkimit Demokratik për Integrim për kryeministrin shqiptarë ka nxitur debate pro et contra në Maqedoni.