“Investimi kapital i rradhës i Komunës së Strugës është ndërtimi dhe rekonstruimi i infrastrukturës rrugore në f.Borovec.
Sot u asfaltua një nga rrugët kryesore në f.Borovec, rrugë me gjatësi prej 350m dhe gjërësi prej 2 deri më 4m.
Ky investim vjen si iniciativë e Kryetarit të Komunës së Strugës z.Ramis Merko dhe banorëve të f. Borovec të cilëve së fundmi iu realizua kërkesa ashtu që u asfaltua një nga rrugët kryesore të fshatit duke u mundësuar lëvizje të lirë dhe pa pengesa banorëve të këtij fshati.” – zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna e Strugës
Për më shumë ndiq linkun: