Pas akuzave nga ana e sekretarit gjeneral të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në lidhje me ‘presionin’ që ju bëhet administratorëve në vendin e punës gjatë fushatës parazgjedhore, ka reaguar sekretari shtetëror në Ministrinë e shoqërisë informative dhe administratë Adem Avziu i cili përgënjeshtron Hoxhën duke treguar se dikasteri i tij tashmë ka promovuar platformën në të cilën të gjithë administratorët mund të denoncojnë presionet e ndryshme që mund t’iu bëhen në vendet e punës. Sipas tij, para fillimit të kampanjës kanë ofruar këtë opcion me qëllim të mbrojtjes së administratës dhe nëpunësve shtetërorë dhe se pikërisht subjekti që përfaqëson ai ka rritur përfaqësimin nga 2-20%.
Gjithashtu në kuadër të ndryshimeve të fundit në favor të administratës është miratuar edhe ligji për pranimin e arsimit për të gjithë ata që kanë qenë me shkollë të mesme dhe kanë mbaruar fakultet dhe vlerësimin e arritjeve profesionale. Në anën tjetër personalisht Avziu është angazhuar në rregullimin e akteve të sistematizimit dhe hapjen e vendeve të reja të punës në institucionet të cilat kanë pasur nevojë për sistematizimin e kësaj kategorie të nëpunësve administrative.
“Përgënjeshtrim i shpifjeve të plasuara nga subjekte politike për presione ndaj nëpunësve shtetëror dhe publik në kontekst zgjedhor. Partia e shkrirë në LSDM e ashtuquajtur “BESA”, në vend se periudhën parazgjedhore t’a përdorin për promovim të “programit” të tyre, në mungesë të së njejtës, kjo parti, në rutinën e tyre ditore bëjnë shpifje dhe merren eksluzivisht me BDI e jo me qytetarët. Për hir të së vërtetës, unë personalisht, si funksionar i BDI-së, në cilësinë e Sekretarit shtetëror në kuadër të Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës, para disa ditësh kam promovuar mjetin për denoncim të presionit në vendin e punës në kontekst zgjedhor”, kështu është shprehur sekretari shtetërorë Avziu.
Mes tjerave Avziu thekson se ka bërë thirrje tek të gjithë administratorët dhe nëpunësit shtetërorë që të mos bien pre e provokimeve dhe shpifjeve të ndryshme.
“Bëj thirrje deri te të gjithë nëpunësit shtetëror dhe publik të mos bien pre e provokimeve dhe shpifjeve nga subjekte jokredibile, ndërsa çdo lloj presioni eventual ta adresojnë aty ku duhet. Ne qëndrojmë fuqishëm në përpjekjet tona se nuk do të ketë presione, kërcënime dhe keqpërdorime në sektorin publik. Por jemi të vetëdijshëm që edhe diell po të jesh, nuk i ngroh të gjithë njëlloj”, vlerëson kështu mes tjerave Avziu.
Linku në të cilin nëpunësit administrative mund të denoncojnë presionin e tyre në vendet e punës është në vazhdim: