Në orët e hershme të mëngjesit në rrugën rajonale Strugë-Ohër, ekipet e specializuara të MPB-së nga Reparti për krim tejkufitar në një objekt lundrues në bregun e liqenit kanë sekuestruar 100 kilogram marihuanë, të paketuar në 7 valixhe.
Ekipet e MPB-së kanë bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe pas grumbullimit të materialit dëshmues në koordinim me Prokurorinë Publike – Reparti i Strugës, do të ngrisin padi penale për shkak të ekzistimit të dyshimit të konstatuar për vepër penale “Prodhim i paligjshëm dhe lëshim në treg të drogës narkotike dhe lëndëve psihotrope” në bazë të nenit 215 të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.