Izairi:Dilema morale e zgjedhjes

Fatmir Izairi

Marketing

Sot, në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare 2020 në Maqedoninë e Veriut, ashtu siç çdo cikël zgjedhor shfaqet dilema morale e zgjedhjes apo përkrahjes me votë të partive politike.

Do të mundohem të jap edhe unë arsyet e mia, sidomos për elektoratin e Zhelinës, por edhe më gjerë se aktualisht është shumë e vështirë që ndonjë subjekt relevant politik t’i konkurroj Bashkimit Demokratik për Integrim.

Sipas informacioneve nga terreni në këtë komunë, gara kryesore kryesisht do të jetë mes BDI-së dhe koalicionit LSDM-Besa. Ne jemi dëshmitarë të aversionit të partive politike maqedonase ndaj kryeministrit shqiptarë dhe sigurisht se u demaskua qartë koncepti i një shoqërie për të gjithë, koncept të cilin ata e kuptuan vetëm për të përfituar nga votat e shqiptarëve, që ata të jenë përgjithmonë shërbyesit e padronëve. Për partnerin e tyre të koalicionit nga partitë shqiptare nuk duhet shumë komente, pasi janë ende të freskëta premtimet e tyre të parealizuara!

Është e mjaftueshme që secili ta vështrojë me kujdes atë çka është realizuar në vendbanimin e vet këta tre vitet e fundit dhe çka më parë gjatë qeverisjes së BDI-së dhe timen.

Zhelina nga rrugë e rrugë të asfaltuara e begatonizuara, ujësjellës dhe komplet kanalizim, kanalizime atmosferike, trotuare dhe zonë industriale, sot ka mbetur në mëshirën e ca shenjave të komunikacionit dhe asgjë më tepër. Situata e njëjtë është edhe në Pallaticë e Debërcë (përveç dy apo tre punësimeve). Në Ozurmisht dhe Rogle, Leshnicë e Sallarevë, Leshincë e sipërme dhe Cerovë, situata është e njëjtë, përveç Strimnicës dhe Llërcës që u bë nga një rrugë. Në vend që sot të flitej për ujësjellësin e realizuar deri te vendbanimet e dervenit (projekt që kjo strukturë mund vetëm ta ëndërrojë), na preznatohen memorandume të nënshkruara si projekte të realizuara. Edhe pse për ujë nuk flisnin në shekullin e XXI, më e pakëta që duhej bërë ishte që ujësjellësi të arrinte deri te vendbanimet e dervenit, sepse projektet e shenjave, shkuljes e mbjelljes së drunjëve është turp të përmenden. Nëse mungojnë aftësitë për këto projekte, së paku siguroni rrogat për punëtorët e Ndërmarrjes, sepse me atë rrogë ata sigurojnë jetesën e familjeve të tyre.

Akuzat ndaj të tjerëve për hajdutëri koha i konfirmoj si të pavlefshme, sepse u dëshmua e kundërta se kush është duke u pasuruar në kurriz të popullit, kush ka blerë “banesa” dhe kush është në gjendje të bëj gjithçka për të arritur ndonjë të mirë materiale me taksat e qytetarëve të ngratë.

Për terma të ndjenjave patriotike të mos flasim, sepse e dëshmuan qartë me koalicion e mbiemra, për mysliman të devotshëm jo se jo, sepse shpifja, vjedhja, gënjeshtra janë diamteralisht dy të kundërta të fuqishme me identitetin mysliman.

Para se të vendosni për zgjedhjen Tuaj me votë, duhet të zgjidhet dilema morale mes ardhmërisë në duart e atyre që u interesojnë vetëm punësimet, dhënia e ndriçimeve me koncensione panevoje(per momentin i deshtuar ) pasurimit të tyre me rrethin e tyre të ngushtë apo ardhmërisë së sigurtë të gjeneratave të reja, duke i ç’rrënjosur përfundimisht rrënjët kancerogjene nga vendi dhe toka jonë, të cilët janë një e panjohur për nga përcaktimi dhe origjina.