Kandidati për Kryeministër të parë shqiptar, ju bën thirrje Zaevit dhe Mickovskit për debat televiziv

Pas prezantimit të agjendës për 100 ditët e para si kryeministër
kandidati Shqiptar, Naser Ziberi ju bën thirrje oponentëve të vete
politik maqedonas, për debat publik në TV: qytetarët meritojnë debat
demokratik rreth ideve dhe të ardhmes së vendit.

Marketing

“Tani është koha që programet tona, idetë tona, vizionet tona, konceptet
tona tua bëjmë publik qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”- theksoi
Ziberi.

“Prandaj shfrytëzoj rastin që të ftoj dy konkurrentët tjerë të mi për
postin e kryeministrit në një duel televiziv, zaten debatet televizive
mes kandidatëve për kryeministër janë një segment i rëndësishëm në
shtetet demokratike gjithkund në botë. edhe njëherë ju drejtohem zotit
Zaev dhe zotit Mickoski që të urdhërojnë ta pranojnë këtë dorë të
shtrirë për të organizuar një debat në mediat e pavarura dhe neutrale,
që të bëjmë një debat televiziv dhe t’i njoftojmë qytetarët tonë me
pikëpamjet, vizionet dhe idetë tona, tua lehtësojmë atyre mundësinë për
të vendosur në ditën e votimit, vazhdoi Ziberi.