West Bromwich Albion ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.
Ylli i Kombëtares së Kosovës ka shfaqur formë të lartë këtë sezon në Superligën e Turqisë, në fanellën e Fenerbahce.
Është “Hurriyet” që raporton për interesimin e WBA për Muriqin.
WBA është pjesë e Championship, por është rrugës së mirë për rikthim në Premierligë, ndërsa për trajner kanë kroatin Slvan Bilic.
Interesim për Muriqin kanë shprehur edhe Tottenham dhe Lazio.
Muriqi këtë sezon në Superligën e Turqisë ka shënuar 15 gola.