Ahmeti: Të mos trembet askush nga kryeministri i parë shqiptarë në RMV, ne marrim hisen tonë

Në promovimin e kandidatit për kryeministër të Republikës së Maqedonisë
së Veriut që mbanë numrin 9 dhe që është propozuar nga ana e Bashkimit
Demokratik për Integrim, ishte edhe kryetari i partisë, z. Ahmeti i cili
që në fillim të fjalimit të tij tha se kjo prani kaq e madhe duke u
bërë bashkë Likova dhe Kumanova pasi në rrethana të jashtëzakonshme këto
dyja kanë qenë bashkë.

Marketing

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se janë vendosur në lëvizje jo vetëm
vendi por edhe rajoni si dhe ato qendra ndërkombëtare pasi e drejta
është në anën tonë për këtë edhe gjithë kjo dyndje bëhet se çka është
duke ndodhur dhe pse ne dalim me kërkesën sa të drejt dhe legjitime për
kryeministrin shqiptarë.

“Në vend që të gëzohen të tjerët janë hidhëruar dhe zëmëruar. Në vend që
ta përshëndesin të tjerë e përqeshin. Ne e dimë se kur shqetësohen të
tjerët kanë një hall të madh por ama të mos shqetësohen aq shumë pasi me
kryeministër shqiptarë rritet lojaliteti i shqiptarëve ndaj shtetit, me
kryeministër shqiptarë forcohet integriteti dhe sovraniteti i shtetit,
ne nuk marrim hisen e tjetër kujt pasi të huajin kur nuk e kemi dashur
por për hisen tonë gjak kemi derdhur,” u shprehë Ahmeti.

Ahmeti në vazhdim të fjalimit të tij para banorëve të Kumanovës tha se
brengoset edhe nga politikanët e komunitetit maqedonas por edhe nga
udhëheqësit e partive politike shqiptarë të cilët kanë reaguar për idenë
e kryeministrit shqiptarë të RMV-së.

“Nga bashkëqytetarët tanë maqedonas më dëshpërojnë pasi menjëherë u
trembën shumë nga ideja e kryeministrit shqiptarë duke thënë se nuk mund
të jetë shqiptarë kryeministër i RMV-së. Gjysh, stërgjysh e katragjysh
me tapi na kanë lënë këtë vend dhe bashkë me Diellin këtu jemi dhe
askush nuk mund të na mohoj një të drejt legjitime që vetë Zoti na e
njeh. Si mund të zgjidhej kryetari i parlamentit shqiptarë dhe
pikërisht ata thoshin se nuk mund të bëhet, ministri i Mbrojtjes
shqiptarë, i punëve të Brendshme shqiptarë, Kryetari i gjykatës supreme
u bë shqiptarë dhe asgjë nuk i ndodhi këtij vendi përkundrazi proceset
ecin para, Evropa është Evropë e diversiteteve. Në këtë mandat që vjen
shohë shumë premtime por këtë mandat duhet një gjë duhet të garantojnë
pala maqedonase se ky vend do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe
për ta anëtarësuar këtë vend në familjen e madhe evropiane duhet të
bëhen reforma të thella në drejtësi të vendoset vetting të mirëfilltë,
të luftohet krimi dhe korrupsioni dhe këtë punë mund ti bëjë një
kryeministër shqiptarë,” nënvizoi Ahmeti.

Në fund të fjalimit të tij Ali Ahmeti tha se te BDI-ja sheh vlera që
janë ndërtuar, vlera që dinë të menaxhojnë dhe drejtojnë prandaj
kërkohet mbështetja e shqiptarëve në tërësi në Republikën e Maqedonisë
së Veriut, dhe të komuniteteve tjera edhe pse nuk është thënë më herët
duke mos e mohuar se në krahë të luftës çlirimtare që e bëmë fituan të
drejtat e tyre edhe ata.