Kundër kazinove dhe bastoreve sportive por ASH -AAA duket se nuk zgjedhin vendin e duhur për të mbajtur tubimet partiake ku fare madje nuk respektohet as distanca fizike informon ts.
Krerët më të lartë të ASH -së përfshirë liderin Zijadin Sela dhe njeriun e dytë të partisë Arben Taravari kanë zgjedhur një ambient “relaksues”para një bastoreje sportive për të shprehur politikën madhore për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.Në rrjetet sociale kjo foto është bërë virale madhe disa shkruajnë se ata nuk dihet nëse kanë shkuar në një tubim elektoral apo të mbushin një tiketë me ekipet e përzgjedhura.Disa të tjerë shprehen se fitorja e ASH së është më e sigurtë në bastore se sa më 15 Korrik.Disa të tjerë thonë se nuk e besojnë këtyre përrallave politike të këtij koalicioni që sipas tyre e bëjnë vetëm për fushatë sepse nuk janë aq të devotshëm sa tregohen para elektoratit.
Të përkujtojmë se këtyre ditëve Arben Taravari u pa në një fotografi deri në një kazino po bënte “fresk”.ts