Baftija: Z. Zaev, nuk ndërtohet “shoqëria qytetare” me tone nacionaliste, mos e humbni rrugën në oborr!

edf

Jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, para disa ditësh edhe zyrtarisht filloi fushata parazgjedhore, një fushatë që bën të mendosh.

Marketing

Fushata e posafilluar është më e veçanta deri më tani pasi që për herë të parë kemi një kandidat shqiptar për kryeministër z. Naser Zyberi. Ajo që bie në sy pas shpalosjes së kësaj ideje nga z. Ali Ahmeti, është se partitë maqedonase por çuditërisht edhe partitë politike shqiptare reaguan menjëherë njëzëri kundër kësaj ideje.

Duke analizuar zgjedhjet e fundit parlamentare ku partia më e madhe opozitare shqiptare “Besa” edhe pse ishte parti e re në skenën politike arriti të merrte një përkrahje të konsiderueshme te shqiptarët, e cila në ato zgjedhje doli me kërkesën për ridefinim të shtetit, ndryshim të kushtetutës. Po tani qe jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare athua ku humbi kjo parti me idetë e saja, pse vallë pati nevojë të fshihet nën petkun e LSDM-së, ndoshta u frikësua se do të mbetet pa mbështetjen e shqiptarëvë, pas asaj  përçarje qe u bë në këtë parti  doli në pah edhe ambicia e “liderizmit” në kryesinë e Besës.

Ajo që habit edhe më shumë ishte reagimi i ish kryeministrit z.Zoran Zaevit, , i cili kategorikisht është shprehur kundër idesë për kryeministër shqiptar, duke shkuar edhe më larg, ku së fundmi deklaroi se do e mbështesë VMRO-DPMNE-në në formimin e qeverisë vetëm që shqiptarët mos të arrijnë në postin më të lartë shtetëror, atë të kryeministrit. Por z.Zaev po haron se votat që i morri prej shqiptarëve dhe pikërisht mbështetjen nga z.Ahmeti dhe BDI-ja, e bënë të mundur të bëhet kryeministër. Prandaj duhet të jetë i kujdesshëm në atë që deklaron se mund të përsëritet fotografija e Nikolla Gruevskit, që priste në dritare përgjigjen e z. Ali Ahmetit dhe BDI-së për formimin e qeverisë.

“Z. Zaev nuk ndërtohet “shoqëria qytetare” me tone nacionaliste, mos e humbni rrugën në oborr”.

Sa i përket koalicionit tjetër, në krahun shqiptar ASH dhe AAA, nuk dua që të sulmoj opozitën shqiptare, se shqiptarëve ju duhet një opozitë e shëndoshë dhe e fuqishme. Mirëpo asesi nuk mund ta kuptojë liderin e ASH z. Sela i cili gjithmonë mban fjalime patriotike, por disa herë kur ka pasur tentativa për bashkim të opozitës, çuditërusht kjo nuk ka ndodhur. Z. Sela partitizmin e tij kishte mundesi dhe ende ka, që patriotizmin e tij ta tregon në këto zgjedhje, duke përkrahur fuqishëm idenë e kryeministrit të parë shqiptarë. Kjo nuk do te thotë se duhej të bënte koalicion parazgjedhor me BDI-në, por pas 15 korrikut pa marrë parasysh rezultatin do e mbështeste kandidatin shqiptarë për kryeministër. Kështu së paku do vepronte një lider që interesin kombëtar e ka para atij politik.

Një ide vizionare e z.Ahmetit, arriti që t’ua heqë maskat liderëve politike në Maqedoninë e Veriut.

Ferdi Baftija, historian