Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, vijoi fushatën zgjedhore me banorët e Çerkezit të Kumanovës, para të cilëve edhe shpalosi qëllimin e programit “Shtet për të gjithë” të koalicionit “Tash është koha”. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, tha se shteti ka qenë i njëanshëm deri tani, prandaj edhe është koha të krijojmë një shtet për të gjithë, ku gjithsecili do të ndjehet i barabartë me tjetrin. Sipas tij, dita e votimit është dita ku qytetarët kanë pushtetin në dorë për ta bërë ndryshimin. Sela tha se ëndrra e çdo prindi është që fëmijët e tyre të kenë shtëpi.
“Këto janë politika ekspluatuese të cilat vazhdimisht janë implementuar dhe ne sot po i vuajmë pasojat e asaj politike. Vetëm nëpërmjet një virtyti dhe një vullneti të shprehur, në votë. ne mund t’i themi ndal këtyre fenomeneve. Ëndrrën në të cilën mundohemi ta shndërrojmë në politikë dhe realizim është ëndrra e nënës për ta pasur këtu në shtëpi fëmijën e saj. Është ëndrra jona e e të gjithë arsimtarëve për ta pasur plot me nxënës dhe jo për ta pasur klasën bosh.”,- tha kryetari i ASh-së, Zijadin Sela.
Ndërsa gjatë ditës së sotshme Forumi Rinor i Koalicionit Aleanca për Shqiptarët – Alternativa ka ekspozuar ekspozitë me figurat e politikanëve shqiptarë të partive tjera, ku e kanë emëruar “Ekspozita e turpit”.
“Kemi paraqitur figurat më të rëndësishme dhe kryesore të partisë shqiptare e cila na ka qeverisur për 18 vite. E kemi titulluar si “Ekspozita e turpit”, sepse nga këto figura kryesore të BDI-së nuk ka asnjë figurë pa e cila nuk të paktën një skandal ku në një çfarë forme ua ka dëmtuar jetën qytetarëve të RMV-së.”,- theksoi kryetari i Forumit Rinor të ASh-së, Omer Ajdini.
“Këta politikanët e turpit të cilët na e rënduan jetën dhe zhvatën paratë publike, gjenerata e re me politika si Afrim Gashi dhe Zijadins Sela t’u prinë shqiptarëve në sfidat e radhës të cilat do t’i kemi në Maqedoninë e Veriut.”,- theksoi kryetari i forumit rinor në Çair, Liridon Baftiu.
Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se shqiptarët me vite besuan, por gjithmonë mbetën të zhgënjyer nga partitë politike shqiptare, dhe si rezultat për pak shpresë të re orientuan votën tek një subjekt maqedonas. Kreu i Aleancës, Sela ,tha se “Jemi para një situate e cila vjen një herë në katër vjet dhe është e patjetërsueshme të flasim rreth asaj. Ka shumë funksionarë partiak të cilët vijnë dhe mundohen ta kërcënojnë vullnetin politik të popullatës, vullnetin që ata duan ta shprehin. Ditën e votimeve është simbolika e juaj, ato “pesë minutash” ku drejtoheni në kutinë e votimit. Fuqia politike, matet në ora nëntë të mbrëmjes dhe ne do të jemi të fuqishëm aq sa do të na jepni ju fuqinë politike, një nga një me vote”. Ai iu bëri thirrje të mos përjashtohet asnjë shqiptar, por të gjithë bashkë të diskutojnë me njëri-tjetrin për ofertën politike të cilën e ofron Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.