Bartësi i listës në NJZ 2 Oliver Spasovski, sonte në një debat në TV 21 mes bartësve të listave në Njësinë Zgjedhore 2 tha se duhet të garojnë me projekte, me atë që e kanë bërë dhe që planifikojnë ta bëjnë.
Opsioni është, tha ai, të vazhdojmë në ardhmëri të sigurt.
“Nuk është pyetja se çfarë duhet të ripërtërijmë, sepse ripërtëritja e shtetit filloi tre vjet më parë, atëherë kur ne mposhtëm regjimin, ju e dini më mirë ishit me këtë regjim 11 vite. Kumanovën e latë pa asnjë denarë në 11 vite qeverisje. Të jemi të sinqertë”, theksoi Spasovski lidhur me ofertën e koalicionit Mundemi edhe atë që paralajmërojnë nga VMRO-DPMNE dhe bartësi i tyre në listën e NJZ 2.
Dilni në zgjedhje, bëri thirrje Spasovski, qytetarë maqedonas, shqiptarë, turq, serb, vlleh, romë, boshnjakë etj.
“Përfaqësojmë koncept të perspektivës së sigurt dhe të qartë kundrejt konceptit të rrezikut. Jemi anëtare e NATO-s, zhvilluam konceptin Një shoqëri për të gjithë, vend me ekonomi të re zhvillimi. Mbështetja për koalicionin mundemi është mbështetje për ardhmërinë e këtij vendi”, tha bartësi i listës në NJZ 2 i koalicionit “Mundemi”, Oliver Spasovski, në debatin e sontëm në TV 21.
Spasovski për propozimin e BDI-së rreth kandidatit për kryeministër ishte i përpiktë se ai është Zoran Zaev.
“E kemi mbështetjen prej të gjitha bashkësive etnike, ndërsa ju dilni me koncept pa vizion si do ta realizoni”, tha Spasovski.
Ai, në debatin e sontëm të bartësve të listave në NJZ 2 e komentoi edhe veprimin e BDI-së për kandidat për kryeministër dhe tha se nacionalizimi nuk është zgjidhje, ndërsa kryetari i LSDM-së dhe mandatar i ardhshëm Zoran Zaev e ka mbështetjen nga të gjitha bashkësitë etnike.