Ashtu edhe siç pritej, rezultatet paraprake të referendumit tregojnë se rusët kanë mbështetur ndryshimet kushtetuese të cilat mund të lejojnë që presidenti Putin të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036. Me rreth 87% të votave të numëruara, rreth 77% e votuesve kanë votuar pro ndryshimeve. Ndryshimet do të lejojnë që Putin të shërbejë edhe për dy mandate të tjera.
Një referendum i tillë ka shkaktuar edhe protesta në Moskë dhe Shën Pjetërburg, ku sipas opozitës, Putin po përpiqet të shndërrohet në president të përjetshëm.Një nga kritikët më të mëdhenj të Kremlinit Alexei Navalny, i cilësoi rezulatet një gënjeshtër të madhe të cilat sipas tij nuk tregojnë opinionin e vërtetë të publikut.