” 7 Marsi” nga asgjëja , në një qendër moderne .Miqerem Rizai, drejtoreshë e Gjimnazit “7 Marsi”nuk u zbraps dhe punoi parreshtur drejt një qëllimi që në fund dha frytet informon TetovaSot. Janë dy imazhet e një gjimnazi që në fillim nuk kishte asnjë shpresë se mund të bëhej.Kishte një revoltë te secili i punësuar , aq më shumë për shkakun se në mendjen e tyre kishte një pakënaqësi për shkak se nga një gjimnaz po lindte një tjetër.Shumë prej mësimdhënësve e kishin të vështirë të pranonin këtë fakt.Ndarja vërtetë favorizonte gjimnazin e vjetër sepse “7 Marsi” kishte shumë boshllëqe, mangësi të paimagjinueshme dhe dukej se çdo gjë po shkonte drejt shkatërrimit.Më pas vektori filloi të lëvizte në kahje tjetër.Më pas nisi një epokë e re e një institucioni.Ajo që kishte këtë peshë , me vete kishte poashtu edhe përgjegjësinë dhe pyetjen që ia parashtronte secilën ditë vetes: a do mund t’ia dal?! .Që t’a mposhte këtë dilemë nëse ky gjimnaz do kishte një rilindje , duhej që të jepeshin sinjale se kjo do ndodhte vërtetë .
”7 Marsi” kishte vetëm emrin, ndërsa brenda kishte diçka që ziente secilën ditë.Drejtoresha Miqerem Rizai duhej të sfidonte çdo gjë duke nisur ditën e parë të punës në një zyrë që çdo gjë mund ti thuaje por jo zyrë drejtori.Mund t’a kërkonte me orë një ulëse, por edhe ajo mungonte.Kabinetet ishin vetëm në imagjinatë.Brenda shkollës ishin vetëm muret e reja të një shkolle të ndërtuar para pak vitesh, por të tjerat mungonin .Kishte aq shumë mungesa sa nuk dihej se ku duhej filluar. Ishte si puna e një skulpture që për ti dhënë formën duhej edhe kujdesi sepse një goditje më e fuqishme prishte gjithë atë sakrificë, prishte atë që duhej ndërtuar.Ajo mori një institucion të drejtonte , një të tillë që kishte vetëm emrin dhe duhej dhënë formën, kushtet, imazhin.Kjo ishte një luftë me kohën sepse në të kundërtën dëshpërimi do rritej dhe ndoshta çmimi i një institucioni mund të paguhej shtrenjtë.E para të shuhej dhe e dyta t’i hiqej ndonjë paralele që do ta pësonin të punësuarit.
Kjo nuk ndodhi kurrë sepse ditët e shpresës lindën.Po t’i krahasosh fotografitë si ishte dhe si është do të dukej se është një fotoshop, por sytë nuk mund të të gënjejnë.Sot çdo gjë funksionon si një orë perfekte. Kabinetet e informatikës, dërrasat e reja, pajisje të tjera teknike për një mësimdhënie moderne, banka dhe karrike poashtu te reja, videoprojektorë, një zyrë profesorësh e rregulluar tejmase, mjete për lëndët e Biologjisë,Kimisë dhe Gjeografisë.Garat që zhvillohen aty dhe shumë gjëra të tjera .Ky gjimnaz tashmë po reflekton dhe përkushtimi aty jep shpresë se ditët akoma më shpresëdhënëse janë përpara TetovaSot