Shqiptarët e Luginës së Preshevës zyrtarisht kanë tre përfaqësues të tyre në Kuvendin e Serbisë.
Ish-kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili tash e tutje pritet të jetë deputet në Kuvendin e Serbisë, ka bërë të ditur se koalicioni i partive shqiptare përfundimisht ka arritur të sigurojë tri mandate në parlamentin e Serbisë.
Kamberi ka thënë se ky sukses i partive shqiptare në Luginë erdhi si rezultat i bashkëpunimit mes partive shqiptare me Tiranën zyrtare dhe përkrahjes edhe nga Prishtina.
Ai ka thënë se kjo ngritje e fuqisë politike të shqiptarëve që duhet materializuar në ndërtimin e strategjisë së përbashkët.
“Tre mandate për deputet të siguruara tashmë nga “ADSH- Lugina e Bashkuar”, si rezultat i një bashkëpunimi të partive shqiptare me Tiranën dhe përkrahjes së Prishtinës. Ngritje e fuqisë politike të shqiptarëve që duhet materializuar në ndërtimin e strategjisë së përbashkët”, ka shkruar Kamberi.
Kjo është hera e parë që partitë shqiptare në Luginën e Preshevës kanë bashkuar forcat dhe kanë marrë pjesë me një koalicion të vetëm në zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë.
Ky është numri më i madh i deputetëve që kanë fituar ndonjëherë partitë shqiptare në parlamentin serb.
Postimi i plotë i Kamberit, pa ndërhyrje:
Tre mandate për deputet të siguruara tashmë nga “ADSH- Lugina e Bashkuar”, si rezultat i një bashkëpunimi të partive shqiptare me Tiranën dhe përkrahjes së Prishtinës.
Ngritje e fuqisë politike të shqiptarëve që duhet materializuar në ndërtimin e strategjisë së përbashkët.