Një turist nga Kosova ka humbur jetën në Shkëmbin e Kavajës pasditen e sotme.
Sipas policisë ka ndërruar jetë 73-vjeçari J.B.
Dyshohet se ai është mbytur duke u larë në det.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.