Budva, dashuri e cila zgjat

Budva u shëndrrua në destinacion turistik veror, i cili nuk guxon të humbiset nga të gjithë turistët e rajonit, të cilët pas raportit të afërt shumë dekadësh tanimë nuk ndjehen sikur të jenë mysafirë në qytetin tonë.

Marketing

Nëse dëshironi të pini kafenë para “Mogren”, të shëtisni nëpër Qytetin e vjetër ose në Parkun Milloçerski dhe ta ndjeni historinë e begatë dhe kulturën e këtij nënqielli, të kënaqeni në ndonjërin nga plazhet e shumta të Budvës ose brigjet e fshehura, Budva është aty të ju presë si miqtë e vetë më të mirë!

Bregdeti magjik dëshiron ti shkojë për qejfi çdonjërit.

Ndoshta dëshironi të kënaqeni me specialitetet e detit në shkumën e detit ose ta eksploroni bregdetin e Budvës duke shetitur nëpër rrugicat e pafund me kthesa, ta kaloni tërë pushimin në rivierën e shkëlqyeshme dhe në qetësi të kënaqeni në tërë atë që ju ofron natyra, Budva do të bëjë çmos që të ndjeheni sikur të jeni të vendit e jo mysafirë.

Me më shumë se miliona netë fjetjeje të realizuara në rivierën e Budvës gati çdo vit mysafirët e rajonit të Ballkanit gjithmonë kanë pasur domethënie të veçantë për këtë destinacion turistik. Megjithatë, nuk janë numrat ato që e bëjnë Budvën destinacion të rëndësishëm turistik – të rëndësishme dhe të vlefshme e  bëjnë afërsia kulturore dhe ngjashmëritë e mentalitetit, ajo “kënaqësia e të jetuarit”, me të cilën janë të njohur posaçërisht njerëzit e këtyre rajoneve – ajo kënaqësia që më së lehti gjendet pikërisht këtu, përballë ujrave të kaltër të Adriatikut, ku është ushqimi dhe vera e mirë dhe miqtë edhe më të mirë.

Në rivierën e gjatë plotë 25 kilometra, njëra ndër më të bukurat në Adriatik, në akomodimin  individual (të ashtuquajtur “privat”) gjenden rreth 32.000 krevate në dhoma, apartamente, shtëpi dhe vila për huazim, të cilat janë bërë krenari e vërtetë e Budvës, sepse kanë sukses ti  qëndrojnë përballë edhe vendosjes më cilësore hotelierike. Kjo vijë nga Јaz deri në Buljaricë përfshinë edhe 129 hotele me më shumë se 17.000 vende për akomodim, prej të cilëve më shumë se gjysma janë hotele të kategorisë së lartë me 4 dhe 5 yje, hotele me sallë të kongresit, SPA dhe wellnes qendra, lagje turistike me kënde për fëmijë, pishina të hapura dhe oaza të gjelbra, por edhe butik-hotele të vegjël, të cilët vetëm e theksojnë sharmin e këtij qyteti të vogël bregdetar.

Njerëzit në Budvë janë të njohur për mikëpritje dhe atmosferë nikoqire, njëkohësisht edhe për solidaritetin, të cilin e shprehin atëherë kur është mëse i nevojshëm. Ofruesit e akomodimeve private dhe hotelierët i janë përshtatur situatës së re tanimë të krijuar dhe tani ofrojnë aranzhmane të cilat asnjëherë nuk kanë qenë më të volitshëm, me shumë benifite shtesë, rezervime fleksibile dhe mundësi për qëndrim të fëmijëve. Thjesht si shembull, këtë verë në rivierën e Budvës një familje katër anëtarëshe mund të kënaqet në akomodim cilësor hotelierik me gjysmë pansioni me çmime të ulëta edhe deri në 50 euro, edhe atë në vetë bregun detar.

Budva është e gatshme që edhe këtë verë të jetë zgjedhja juaj e parë gjatë përzgjedhjes së destinacionit për pushim, sepse Budva është dashuri e cila zgjat!