MPB: 49-vjeçari i mbytur në Liqenin e Ohrit ka qenë nën ndikim të alkoolit

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë informacione shtesë në lidhje me trupin e pajetë që u gjet dje pasdite në bregun “Maqedonia” në Liqenin e Ohrit. MPB njofton se 49-vjeçari S.J. ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Marketing

“Ekipi mjekësorë ka ekzaminuar dhe ka tentuar të reanimojë 49-vjeçarin, por pa sukses, pas çka është konstatuar vdekja e tij. Për ngjarjen është njoftuar Prokuroria Publike. Vendi i ngjarjes është inspektuar nga ekipi i SPB-Ohër, të cilët kanë konstatuar se S.J. ka qenë nën ndikim të alkoolit. 49-vjeçari rreth orës 14.00 së bashku me tre persona të tjerë është futur në ujërat e Liqenit të Ohrit, por pas një kohe të shkurtër shoqëruesit kanë vërejtur që S.J. nuk po dilte nga uji dhe kanë ndërhyrë për ta nxjerrë”, thonë nga MPB.

Me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi.