Masat anti-COVID, Rama: Gjobë deri në mbyllje aktiviteti dhe ndjekje penale për këdo që thyen rregullat

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjitha bizneset se do të gjobiten, madje do t’i mbyllet aktiviteti nëse nuk zbatojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Marketing

Në një video në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar edhe punën e task forcës në terren.

“Task-Forca çdo ditë në terren për zbatimin e masave antiCOVID në aktivitetet e biznesit. Maska e detyrueshme në shërbim, respektimi i distancave dhe higjiena janë elementë të domosdoshëm për t’u zbatuar nga çdo subjekt. Gjobë deri në mbyllje aktiviteti dhe ndjekje penale për këdo që thyen rregullat duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve!”, shkruan Rama në Facebook.