Kosovë, qeveria miraton masat anti-Covid 19

????????????????????????????????????

Qeveria e Kosovës ka miratuar kthimin e masave shtrënguese kundër Kovid-19. Nga ora 22 kufizohet lëvizja e lirë e qytetarëve në katër qytete: Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Vushtri.

Marketing

Kryeministri Abdulla Hoti para mbledhjes së Qeverisë deklaroi se nga takimi me punonjësit shëndetësorë është konstatuar se objektet gastronomike duhet mbyllur në hapësirat e brendshme nga ora 21 deri në orën 5, ndërsa pa kufizime mund të punojnë në hapësira të hapura.

Gjithashtu është kufizuar transporti urban dhe do të punojë me kapacitet të përgjysmuar. Hoti shtoi se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me mediat do të punojë për transparencë nga Klinikat Infektive me qëllim përcjelljen e mesazhit tek qytetarët se virusi është prezent dhe i rrezikshëm.

Hulumtimet e fundit kanë treguar se të paktën 30 për qind e qytetarëve të Kosovës nuk besojnë se ekziston një virus i quajtur Kovid-19.