Para banorëve të Haraçinës, Izet Mexhiti ka kërkuar votën për të dhe subjektin që përfaqëson duke thënë se ka një ekip të mrekullueshëm me të cilët bashkë do të bëjnë shumë punë të mira për qytetarët por njëherit edhe do të përmirësojnë gabimet dhe lëshimet e bëra ndërvite.
“Me një ndryshim të vogël do të dyfishohet buxheti dhe Visari si kryetar komune nuk duhet të lutë dikë t’i lëshojë mjete për realizim të ndonjë projekti sepse do i ketë në buxhetin e tij dhe këtë do e përdorë pastaj edhe në fusha të ndryshme, votën tuaj e kërkojmë për t’i fuqizuar shqiptarët dhe avancime më shumë, bashkë me projekte dhe ekonomi e standard jetësorë, në këtë rast për të përmirësuar gabimet dhe lëshimet që kanë ndodhur brenda këtyre viteve, kësaj pune i kam hyrë me përgjegjësi të plotë dhe po luftojmë për mandatin e dytë por kësaj rradhe nuk duam që të shfrytëzojmë çelësin, duam të zgjedhim kryeministrin tonë dhe ju e shihni se të gjithë janë bërë kundër dhe unë i kuptoj se reagojnë ato por nuk i kuptoj të tjerët kur reagojnë, kjo është sa i përket politikës ndërsa ju them se ju jeni ushtria e BDI-së, neve na kanë mbetur edhe pak ditë përpara fitores dhe është mirë të lëvizim në teren ku mund të rriten votat e reja për të fituar kandidaturën e dytë dhe ne duhet të pretendojmë më shumë vota edhe nga të pakënaqurit e partive tjera”, ka thënë para të pranishmëve në Haraçinë bartësi i listës së BDI-së në zonën e I-rë zgjedhore Izet Mexhiti, raporton Zhurnal.mk.
Ai para banorëve të Haraçinës ka thënë se si çështje të parë në parlament do e ngrejë decentralizimin fiskal pasiqë tashmë nëpër komuna mbetet vetëm 3% e të ardhurave derisa 97% shkon në qeveri.
“Mendoj se edhe ne edhe ju kemi kaluar shumë fushata prej viteve 90-ta dhe mendoj se qytetai shqiptarë nuk është ai që mund të mashtrohet vetëm me disa fjalë e mandej lëvizjet të jenë krejt tjera, mendoj se sot këtu vijmë për të kërkuar votën për të ju përfaqësuar në parlament shumë qartë dhe kemi program e subjekt serioz ne kemi lider politik që nuk është ndërtuar dje por me dekada duke filluar në lëvizjet për çlirimin e trojeve shqiptare por edhe këtu, ne këtu vijmë bashkë me kreun e komunës Blerimin me kontributin dhe vlerat që kemi deri më sot, si kuadër dhe ekip i kombinuar mirë mes përvojës dhe rinisë që thyen tabutë dhe lëviz punët përpara, kërkoj votën si deputet bashkë me Arbenin si doktor dhe Sherminen si drejtoreshë e një institucioni privat e me shumë të tjerë, në parlament çështjen e parë që do e ngrej të diskutohet atje ku ju dhemb më së shumti palës tjetër por të decentralizojmë financat jo vetëm 3% të mbetet në komunë dhe 97% të shkojë në qeveri por të bëhemi si vendet europiane dhe nuk kërkojmë ndonjë gjë që nuk ekziston por modelin europian të vendosim edhe këtu në vendin tonë”, ka thënë mes tjerave Mexhiti, raporton Zhurnal.mk.