Gazetari Furkan Saliu i cili mori iniciativen qe te ul gjith lideret shqiptar ne debat televiziv..si duket po deshton, ai tha se lideret Sela , Afrimi dhe Bilall Kasami kane pranuar por Ali Ahmeti i ka thene qe te zgjidhet njeri mes tyre si kryetar i opozites qe te dale ne debat me të.
Ja postimi i plote i gazetarit:
“Sapo bisedova edhe me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti , për çështjen e debatit mes liderëve…
Ai pranon që të ulët në debat, por kërkon që opozita ta zgjedh njërin kryetar që do ti përfaqësojë, që të mund të debatohet për politikat e dy blloqeve.
Ideja e #DuamDebat ishte që të ulën të gjithë liderët e partive politike, por u bë e qartë se kjo nuk është e mundur, andaj këtë punë e lëmë me kaq.
I lus shtëpitë televizive, që të mundohen të organizojnë mes dy përfaqësuesve politike, që mos më shumë, të aktrojmë se kemi demokraci normale edhe tek kampi politik shqiptar. Unë si individ kaq mundem 😊 Uroj që elektorati të gjejë ndonjë motiv që të dalë me votu në ditën e zgjedhjeve, por do të jetë e vështirë që qytetari i thjeshtë të bindet që të dalë e ta përkrah një opsion politik.”