Banesa e Franck Ribery ka rënë pre e një grabitje ditën e shtunë. Futbollisti përpos dëmtimi që e detyroi të dilte para kohe nga ndeshja Parma-Fiorentina gjeti shtëpinë e tij në Firence të plaçkitur.
Përmes disa postimeve në “Instagram”, ish-lojtari i Bayern tregoi me një video gjendjen në të cilën e kishte gjetur shtëpinë pas vizitës së hajdutëve, ndërsa më vonë postoi edhe një mesazh, dukej më shumë si një lamtumirë.
“U ktheva në shtëpi dhe ja çfarë gjeta. Jam i shokuar dhe nuk e pranoj, ndihem i dobët. Falë Zotit mund të vrapoj pas një topi, pasionit tim, dhe jo pas milionave. Por pavarësisht pasionit, familja vjen para gjithçkaje dhe kështu do të na duhet të marrin vendimet për të mirën tonë”,-shprehet futbollisti.
https://a2news.com/wp-content/uploads/2020/07/106179522_2595622810692386_9127613082388637332_n.mp4?_=1