Izet Mexhiti kandidati i BDI se në Njësinë zgjedhore nr.1 në kuadër të fushatës zgjedhore 2020, ka vazhduar aktivitetet në rajonin e Karshiakës.
Ai dje pati takim me banorët e fshatit Moranë dhe më mas vazhdoi vizitat deri në pjesët më të thella të malësisë së Karshiakës rrespektivisht fshatin Cvetovë.
Vizitat e tij nëpër vendbanimet shqiptare zhvillohen gjithandej në atmosferë miqsore dhe festive duke pasur parasysh se ai gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të mbetet sinonim i njeriut me vullnet të çeliktë për të ndihmuar në çdo kohë banorët e Shkupit dhe rrethinës.