Vjeshta absolutisht është periudhë shumë e rrezikshme, jo vetëm për neve, por edhe për të gjitha vendet e rajonit dhe botës. Duhet të jemi absolutisht të vetëdijshëm të gjithë, se nëse nuk i respektojmë masat dhe ka shpërndarje të rritur të virusit dhe numër më të madh të pacientëve, do të vendosen masa restriktive, deklaroi ministri Venko Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a do të hapen kopshtet dhe shkollat.
“Muajt e vjeshtës personalisht vlerësoj se do të jenë rrezik i madh për përkeqësim të situatës me atë që hapja e kopshteve, shkollave dhe përsëri komunikimi më i madh mes të rinjve është rrezik shtesë dhe për këtë edhe janë këto përgatitje, të shtretërve shtesë, jashtë kapaciteteve të tanishme spitalore”, deklaroi Filipçe.
Përsëri varet nga ne, theksoi Filipçe, sepse sa më shumë që i respektojmë masat dhe sa më shumë që mbajnë qytetarët maska, e minimizojnë transmetimin e virusit.
“Ajo frekuencë e sërishme e shoqërimit të të rinjve në shkolla dhe në kopshte. Muajt e vjeshtës me mot më të ftohtë, pamundësia e qytetarëve që të presin radhë jashtë, është rrezik gjithnjë e më i madh dhe këtë na e tregoi edhe eksperti i OBSH-së. Masa shtesë, përveç kësaj që ne e bëjmë është restrikcion i lëvizjes. Edhe në botë po bëhet kjo dhe tani atje ku u ndje nevoja që të bëhet”, theksoi Filipçe.
Sa i përket përvojës së Serbisë për numrin e rritur të të sëmurëve pas zgjedhjeve, Filipçe, tha se nuk mund të krahasohemi me asnjë vend, sepse kemi qasje dhe strategji të ndryshme.
“Mendoj se ne kishim qasje adekuate dhe shumë të hershme të testimit të gjerë për identifikim të rasteve pozitive dhe izolimin e tyre. Në atë kuptim edhe ky lehtësim gradual i masave, të gjitha këto janë masa të cilat vendet përreth i vendosën më vonë se ne. Mendoj se na qon në situatë ku absolutisht nuk mund të krahasohemi. Mbetet që qytetarët t’i respektojnë të gjitha këto masa”, deklaroi Filipçe.
Nuk pres, theksoi Filipçe, edhe periudhën e ardhshme nuk mund të ketë ndonjë befasi, sepse, siç tha, me këtë qasje kemi kontroll të plotë dhe asgjë nuk është lënë anash dhe gjithçka është kontrolluar rreptësisht.