4 kompanitë teknologjike më të mëdha në botë kanë vlerë secila më shumë se 1 trilionë dollarë, një rritje e paprecedent e cila mendohet të jetë nxitur edhe nga pandemia e Covid-19.
Shifrat tregojnë qëndrueshmërinë e industrisë së teknologjisë përballë një pandemie me karakter global, një recensioni dhe papunësi rekord.
Kompania mëmë e Google, Alphabet, ishte më e fundit që hyri në klubin e trilionë dollarëve duke arritur vlerën 1.02 trilionë dollarë.
Apple vlerësohet aktualisht me 1.63 trilionë dollarë, Microsoft me 1.61 trilionë dollarë dhe Amazon që më së shumti përfitoi nga situata e Covid-19 vlerësohet me 1.48 trilionë dollarë.
Rritja e vlerës u mbështet edhe nga një e Hënë e fortë për tregjet Amerikane ku Dow Jones u rrit me 1.7% dhe S&P me 1.4%. Qendra e gjigantëve të teknologjisë Nasdaq u rrit me 1.6%.
Rritja e shpejtësi e vlerës së gjigantëve të teknologjisë nisi që në fund të Janarit dhe vijoi pavarësisht pandemisë. /PCWorld Albanian