Dy dhunuesit nga Shtipi të cilët në janar të këtij viti kishin rrahur rëndë një vajzë 22 vjeçare, dhe të njejtën e inçizuan me telefon, nga 30 qershori janë në liri dhe do të qëndrojnë të lirë deri më 1 shtator..
Këtë për Tv24 e ka konfirmuar vet drejtori i burgut të Kumanovës, Marjan Spasovski.
Dy djemtë e dënuar në burgun e Kumanovës ishin në paraburgim deri në vuajtjen e dënimit. Ai thotë se edhe pse dënimi prej dy vite e gjysmë është konfirmuar nga Apelacioni i Shtipit, me rregulloren e re të Qeverisë me të cilën të dënuarit deri në 5 vite burg, deri më 1 shtator u prolongohet vuajtja e dënimit përshkak korona krizës.
“Nuk kishte bazë ligjore të qëndrojnë në paraburgim, përshkak se kaluan 60 ditët ligjore në paraburgim, ndërsa gjykatësi për kryerje të sanksioneve nuk dha akt udhëzues se duhet ta vuajnë dënimin. Me pandeminë u hap edhe një vrimë juridike dhe ata e shfrytëzuan”, deklaroi për Tv24, Marjan Spasovski drejtor i burgut në Kumanovë.
Të dy djemtë nga Shtipi të cilët në mënyrë brutale e rrahën vajzën, më 30 prill u dënuan me burg me kohëzgjatje prej dy vite e gjashtë muaj. Dhuna kishte ndodhur në janar ndërsa video inçizimi që shqetësoi të gjithë opinionin u paraqit në fillim të prillit. Ata ndjekeshin për vepër penale “dhunë”, ndërsa për raste të tilla dënimi është i paraparë nga gjashtë muaj deri në pesë vite burg