Mjekja Nina Caca Biljanovska e cila u shkarkua nga pozita drejtoreshë e Klinikës Shtetërore për sëmundje të lëkurës, përshkak se në fillim të pandemisë nuk kishte treguar se është kthyer nga Italia dhe ka shkuar në vendin e punës duke mos u vetizoluar, dhe ndërkohë kishte infektuar 6 kolegë, tani është kthyer në vendin e saj të punës.
Drejtoresha Biljanovska madje mori padi penale nga policia, ndërsa Prokuroria Publike propozoi që e njejta të dënohet me gjobë prej 10 mijë eurove. Dhoma e mjekëve pret aktvendim të plotfuqishëm me çka do të vendosë nëse do i meret lisenca për punë, por ndërkohë mjekja është kthyer në punë.
Caca Biljanovska ishte pacientja e katërt me radhë e infektuar me korona virus në Maqedoni. Pasi u vërtetua se është pozitive ndaj Covid, e gjithë klinika u mbyll, ndërsa kolegët e saj u vendosën në izolim. Kjo sjellje e mjekes u dënua nga ministri i shëndetësisë dhe gjithë kolegët nga fella mjekësore.