Gjykata Administrative hodhi poshtë padinë e Çulevit për emërimet në SPB-Tetovë

Gjykata Administrative e hodhi poshtë padinë e ministrit teknik të Punëve të Brendshme Naqe Çulevit kundër Qeverisë, që e dorëzoi për shkelje të procedurave administrative me shfuqizimin e vendit të tij me të cilin e shkarkoi shefin e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë Amir Dalipin dhe emëroi zëvendësshef plotësues në SPB Tetovë.

Marketing

Nga Qeveria sot bënë të ditur se padia e Çulevit është hedhur poshtë dhe procedura e ministrit për shkarkim dhe emërim është vlerësuar si e paligjshme.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si palë e paditur, e ka marrë vendimin nga Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë së Veriut me të cilën padia e paditësit Ministria e Punëve të Brendshme, e përfaqësuar nga ministri Naqe Çulevi, e parashtruar për shkelje të pretenduar të procedurave administrative gjatë marrjes së Vendimit të Qeverisë për shfuqizim të vendimit për shkarkimin e Amir Daplit nga pozicioni shef i Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë dhe për emërimin e zëvendësshefit plotësues të SPB – Tetovë, hidhet poshtë dhe procedura e ministrit për shkarkim dhe emërim vlerësohet si e paligjshme”, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.

Prej atje shtojnë se sipas shpjegimit të Këshillit Gjyqësor, Gjykata Administrative, duke e pasur parasysh nenin 2 t. vendimit të Qeverisë, në pajtim me nenin 48, paragrafi 2, të Ligjit për Qeveri, në të cilin përcaktohet procedura në rast të dyshimit për veprim të paligjshëm të mundshëm nga ana e ministrit, konstatoi se padia e ministrit Çulev është e pabazë.