Kandidati për kryeministër të parë shqiptar, Naser Ziberi, sot në një
konferencë për shtyp prezantoi parimet mbi të cilat do të funksionojë
Qeveria e re. Duke premtuar respektim të fuqishëm të këtyre zotimeve,
Ziberi potencoi transparencë në qeverisje, përgjegjësi, efikasitet dhe
profesionalizëm, si parime kryçe sipas së të cilave do të udhëhiqet
gjatë mandatit të tij si kryeministër i ardhshëm.
“Ne me doemos duhet të lëmë anësh klishen e qeverisjes së deritanishme
të Qeverisë me seanca të mbyllura. Transparenca është elementi dhe
parimi thelbësor i çdo demokracie, ndaj në mandatin e ri do të
përkushtohem që seancat e ardhshme të Qeverisë, të jenë në dispozicion
për publikun, kështu që publiku të mundet në mënyrë të drejtpërdrejt ti
ndjek seancat dhe zhvillimet brenda saj. Përmbajtja e seancave të
Qeverisë nuk duhet t’i nënshtrohet thashethemeve të ndryshme,
interpretimeve dhe mosmarrëveshjeve të ndërsjella. Debatet dhe vendimet
e Qeverisë duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve që ata të jenë të
informuar për të gjitha temat kruciale”, theksoi Ziberi, duke shtuar se
ky parim do të zbatohet në bazë javore, siç organizohen edhe seancat e
rregullta të Qeverisë.
“Krahas transparencës, në seancat e Qeverisë do të ftohet eksperti më i
shquar i fushës së caktuar, kur tema e Qeverisë do të jetë reforma
thelbësore në çështjet e zhvillimit ekonomik, arsimit, ndihmës sociale
dhe segmente të tjera specifike të rëndësisë shoqërore. Për ne është
shumë e rëndësishme që para sjelljes së vendimeve të dëgjojmë zërin e
ekspertëve, profesorëve, akademikëve, njerëzve të shkencës, kështu që
vendimet e Qeverisë do të kenë mbështetje shkencore dhe të bazohen në
idetë dhe propozimet e botës akademike” theksoi Ziberi, si parakusht për
profesionalizim dhe efikasitet të punës në Qeverinë e ardhshme.
“Përgjegjësia duhet të jetë parim themelor i funksionimit të çdo
Qeverie, prandaj unë do të kërkoj që nga dita e parë e emërimit të
ministrave dhe zëvendësministrave të rinj, të më deponojnë deklaratë për
dorëheqje, që në momentin kur Kryeministri do të vlerësojë se është e
nevojshme të bëjë ndryshime dhe freski në kabinetin e tij, kjo të
zbatohet menjëherë” potencoi Ziberi, duke iu referuar masës me të cilën
çdo ministër do t’i nënshtrohet procesit të verifikimit të zbatimit të
politikave qeveritare, çdo dy muaj, gjë që do të krijojë një mundësi për
vlerësim të bartësit të funksionit publik, nga aspekti i të qënit
inventiv, i suksesshëm dhe aktiv. “Nëse një ministër i caktuar nuk i
plotëson kriteret dhe standardet që unë do t’i vendos në atë moment, unë
do të aktivizoj dorëheqjen e dhënë paraprakisht,” tha Ziberi.
Ziberi premtoi vëmendje të veçantë gjithashtu edhe për praktikat e
rëndësishme ndërkombëtare, veçanërisht në drejtim të fitimit të përvojës
ndërkombëtare në udhëheqje dhe menaxhim, si dhe krijimin e politikave
ekonomike që do të jenë në funksion të zhvillimit të sektorit privat. Në
drejtim të tërheqjes së përvojës ndërkombëtare, Ziberi paralajmëroi se
gjatë formimit të qeverisë së ardhshme, do t’i lusë partnerët e
koalicionit që 20 përqind nga pozitat që do të propozojnë, pa marrë
parasysh se a janë në nivel të ministrave, zëvendësministrave apo
drejtorëve të institucioneve shtetërore, të jenë nga diaspora, ose
përfaqësues të shquar me përvojë të dëshmuar biznesi.
“Për fat të mirë, ne kemi qytetarë shqiptarë, maqedonas dhe të tjerë që
janë dëshmuar në tregun ndërkombëtar, dhe Maqedonisë së Veriut i duhet
kjo përvojë. Unë besoj se një qeveri e ndërtuar mbi këto themele dhe mbi
këto parime mund të jetë shumë më efikase, shumë më e suksesshme, shumë
më transparente dhe, mbi të gjitha, e përgjegjshme ”, tha Ziberi, duke
theksuar se përgjegjësia duhet të jetë baza për ndërtimin e besimit
midis Qeverisë, votuesve dhe Kuvendit. DO TË DEPONOJNË DORËHEQJE NË
DITËN E EMËRIMIT TË TYRE

midis Qeverisë, votuesve dhe Kuvendit.