U nda nga partia që e ngriti , nga PDSH , por e vërteta e historisë së tij politike është se ai nuk dalloi nga paraardhësi i tij Menduh Thaci informon TetovaSot.
Iku nga partia amë sepse nuk mund të duronte një kryetar që pas cikleve zgjedhore si humbës nuk jepte dot dorëheqjen .Dhe Sela në këtë pikë është krejtësisht i ngjajshëm me paraardhësin e tij .Do duhet të presim edhe kushedi sa vite.
E njëjta mendësi politike e toneve të ashpra , e përcarjeve e etiketimeve dhe në fund lideri mbetet i paprekur dhe i “pastër”.
Sela lundron në ujërat politikë dhe e vetmja gjë që bën që kur u nda nga PDSH-ja është qëllimi të mund kundërshtarët e vegjël si Vesel Mehmedi me të cilin shëtiste nëpër diasporë ,Gëzim Ostreni,Bilall Kasami me të vetmin qëllim që të mund të konkurojë edhe një palë zgjedhje si parti e dytë shqiptare sepse në zgjedhjet e fundit Parlamentare madje me dy parti në koalicion mbeti i treti.Që atë kohë nëse në ndërgjegjen e tij do ekzistonte përgjegjësia e humbjes, ai tashmë do përshëndetej nga politika përcjellë TetovaSot.
Në fakt deri tani ai ka humbur por papërgjegjshmëria politike e ka bërë atë ” heroin” partiak ndërsa të tjerët janë “antishqiptarët “.
Sela tashmë ka vënë autoritetin mbi partinë e tij që e ka ozurpuar si paraardhësi i tij .Kush nuk iu nënshtrohet urdhërave të tij e pëson keq.Shumë figura politike si Agon Ferati , kryetari i Degës Altrim Mahmuti që iu shkëput për shkak të autoritarizmit partiak të Selës, ky i fundit nuk i ka më në parti.Mbase edhe shumë të tjerë .
Njerëzit që luftuan për ngritjen e tij u ” shuan” në heshtje për ta ngritur figurën e një kameleoni politik që gëlltit fjalët e tij sic bënte me akuzat e rënda kundër kundërshtarëve të tij politik si parti me orientin lindorë, të finansuara nga aziatikët por që më pas me të njejtit bën koalicion sikur mos ketë ndodhur asgjë dhe duke u bërë palë me ta në emër të kauzës shqiptare.Cilës kauzë?!
Sela që ka humbur dy palë zgjedhje është po i njëjti mentalitet si paraardhësi i tij politik që domosdoshmërisht duhet të rrijë në kreun partiak.Ai madje humbi Strugën si kryetar komune duke qenë në pushtet qendrorë që ta kuptojnë shqiptarët se sa ka ndikim politik dhe përsëri nuk mendoi për dorëheqjen.
Pyetja është a po sillet Sela si Thaci dhe që veprimet të japin përgjigjen fare thjeshtë, por a do dorëhiqet Sela pas humbjes në këto zgjedhje mbijetese për karierën e tij politike apo do mbledhë një Kongres partiak me njerëz të tij për ta lënë sërish ta vazhdojë jetën e tij politike?!TetovaSot.