Doli në dritë romani lirik i shkrimtarit Nehas Sopaj. Sopaj në këtë vepër shkruan për jetën se e dashuron atë, qan për jetën dhe për atë që asnjëherë nuk e ka kuptuar në tharmin e saj, që ka mbetur tërësisht i pakuptuar! Besoj se poeti do të ishte i vetmuar edhe në dasmë, mjedis mijërave buzëqeshjeve, edhe në varrim, mjedis mijëra pika lotësh! Jeta për poetin është vdekje, synim i njeriut që ta njofton atë, që të mbarojë frika, ajo që buron nga qelizat e vetëdijes që nga lindja. Ky roman lirik nuk ka fillim dhe fund, nuk ka rrjedhje pikërisht ashtu siç nuk ka rrjedhje as jeta! Ekzistojnë vetëm çaste të regjistruara, ndriçime në errësirë të plotë ku sundon bukla, eksplozione të ndjenjave, bardhësi të zbukuruara nga buzëqeshja e rastit… Libri kërkon vëmendje të veçantë gjatë leximit se çdo gjë është aty, por bukuria, duhet zbuluar! Aty është dashuria dhe urrejtja, e bardha dhe e zeza, drita dhe errësira, parajsa dhe ferri, jeta dhe vdekja! Ky libër më ngjan në një tryeze përplot me fruta të zgjedhura për të ngopur çdo shpirt lirik janë disa nga komentet e lexuesve dhe recesionistëve.