Neziri: Shqiptarët në Veles me votën e tyre mund ta shporrin politikën nacionalsite të VMRO-së e LSDM -së

Kandidati për deputet në zonën e tretë zgjedhore, Bekim Neziri iuka bërë apel të gjithëqytetarëve të kësaj zone që të votojnë BDI-në dhe t’i thonë njëherë e përgjithmonë mjaft nacionalizmave dhe gënjeshtrave të partive maqedonase VMRO DPMNE e LSDM, të cilat në 30 vitet e fundit i kanë shfrytëzuar këta banorë pa iu bërë të paktën asnjë shërbim.

Marketing

Banorët shqiptarë të kësaj zone ende vuajnë për gjërat elementare që duhet t’i plotësoje një qytetar i rëndomtë, e kjo e gjitha si pasojë e nënçmimit që iu është bërë këtyre banorëve, shqiptarëve, turqve, boshnjakëve e romëve nga dy partitë maqedonase.

“Realiteti është se BDI është parti multietnike dhe ne në listat e BDI-së në zonën e 3-të kemi kandidat maqedonas, pasi që iu kemi shtrirë dorën të gjithë qytetarëve. Njerëzit janë zhgënjyer nga politikat e VMRO-së dhe turp është për një parti e cila gjoja shitet e reformuar të mos ketë asnjë kandidat nga nacionalitetet tjera, derisa në zonën e III-të kemi mbi 57 mijë vota të bashkësive tjera etnike”, tha Bekim Neziri, transmeton “Zhurnal”.

Neziri iu bën të qartë edhe qytetarëve se se para vitit 2001 shqiptarët ishin shkelur dhe ishin të përfaqësuar me 1%. Është gënjeshtër nëse themi se shqiptarët kanë pasur të drejta para ardhjes së BDI-së në pushtet. Unë jam një prej atyre që kam përfunduar shkollën dhe studimet në gjuhën maqedonase për shkak se nuk kam pasur të drejtë të shkollohem në gjuhën time. Vendosja e qytetarëve tjerë si kategori kushtetuese sigurisht që është meritë e BDI-së pasiqë janë zhgënjyer nga politikat e VMRO dhe LSDM. Ne jemi këtu që të ndihmojmë në këtë drejtim për barazi të plotë të të gjithë qytetarëve”, tha Neziri.

Kandidati i Neziri iu bëri apel qytetarëve që të votojnë për numrin 9 dhe t’i japin mundësinë atij dhe BDI-së që të kenë deputetin e parë shqiptarë në këtë zonë dhe bashkë me këtë mobilizim ata do të japin maksimumin për të siguruar drejtësi e barazi për të gjithë qytetarët, e në këtë mënyrë t’ia kthejnë shqiptarëve dhe komuniteteve tjera krenarinë dhe respektin në këto anë.

Me këtë deputet, zëri i shqiptarëve do të dëgjohet vazhdimisht edhe në Kuvend, sepse si deputet i zonës Neziri do ta ketë më të lehët të inicon projekte për këta banorë, do ta ketë më të lehtë të kërkojë llogari nga pushteti lokal dhe nuk do të lejojë që asnjë projekt të kalojë pa pasur dobi edhe banorët shqiptarë të fshatrave të Velesit.

Infrastruktura, arsimi dhe shëndetësia do të jenë prioritetet e Bekim Nezirit për mandatin e ardhshëm, prandaj më 15 korrik shqiptarët, por duke i ftuar edhe bashkësitë tjera etnike duhet të votojnë për një mundësi të re dhe për t’iu thënë stop manipulimeve që janë bërë në emër të tyre.

“VMRO DPMNE dhe LSDM nuk do të kenë mundësi të luajnë më me fatin e shqiptarëve dhe është koha e fundit që bashkë me programin e BDI-së t’iu tregojmë të gjithëve që shqiptarët munden dhe kanë aftësinë të jenë edhe kryeministra, edhe kryetarë parlamenti por edhe deputetë në zonën e 3-të”, tha Neziri.

Shqiptarët e bashkuar në këtë zonë kanë kapacitet dhe mundësi që të nxjerrin një deputet shqiptarë, forca është më duart e tyre dhe me këtë do t’i thonë njëherë e përgjithmonë gjithë partive tjera nacionaliste maqedonase se ka vdekur periudha kur ata shkonin e ua merrnin votat dhe i lini të nënshtruar, të harruar dhe të manipuluar.

Deputeti i parë shqiptarë në zonën e Velesit do të thotë shumë për Maqedoninë e Veriut, e kjo sepse u thyhet çerdhja e nacionalizmit maqedonas dy partive më të mëdha, VMRO e LSDM, duke iu dëshmuar atyre se shqiptarët janë të bashkaur e dinë t’i thonë mjaft juve që luajtët me votën tonë.

Deputeti i vetëm shqiptarë në këtë zonë do të pengojë çfarëdo loje të maqedonasve dhe do të mundësojë që nga buxheti i ndarë në këtë zonë të përfitojnë pjesën e tyre të gjithë qytetarët, edhe ata shqiptarë dhe të bashkësive tjera etnike.

Andaj, vota më 15 korrik është më shumë se kur e rëndësishme për shqiptarët e Velesit. Kanë mundësinë e artë që t’iu thonë mjaft nacionalizmave e manipulimeve maqedonase të bëra në 30 vitet e kaluara.