Kosovë, 8 viktima dhe 200 raste të reja

8 viktima dhe 207 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në Kosovë të enjten, ndërsa numrin më të madh të infektimeve vazhdon ta ketë komuna e Prishtinës.

Marketing

Zyrtarët lokalë në Prizren mendojnë madje se numri I të infektuarve mund të jetë edhe më I madh sesa tregojnë shifrat zyrtare.

Përfaqësues të institucioneve shëndetësore që menaxhohen në koordinim me nivelin qendror kanë pranuar se ka rritje të ndjeshme të numrit të personave që kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të Covid 19, megjithatë pretendojnë se situata aktuale është nën kontroll dhe e menaxhueshme.

Pavarësisht kësaj, të gjitha palët u bënë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat mbrojtëse me qëllim frenimin e frenimit të përhapjes së sëmundjes.

Koordinatori i Shtabit emergjent komunal, Visar Shehu, bëri të ditur se në Komunën e Prizrenit zyrtarisht ka mbi 100 raste aktive me COVID-19, por sipas tij dyshohet se ky numër mund të jetë edhe më i madh.

Më herët, qeveria e Kosovës nuk e miratoi nismën ligjore të Kuvendit të Kosovës për parandalimin dhe luftën pandemisë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj tha se qeveria vlerëson se çështjet të cilat synon t’I zgjidhë kjo nismë legjislative do të përfshihen në kuadër të një projektligji për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë së COVID-19, i cili shumë shpejtë do të finalizohet nga Ministria e Financave dhe në fund, do t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtim.