Plani im i veprimit 100 ditor përmbyll 25 masa konkrete për të përmirësuar barazinë dhe standardet e jetesës për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Shëndetësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të një shoqërie dhe veçanërisht në kohë pandemie. Ju, mjekët dhe infermierët, keni qenë ata që jeni figurat kryesore dhe më të ekspozuarit në vijën e parë të luftës sonë kundër COVID-19.
Dua të shpreh respektin tim të thellë dhe mirënjohjen e të gjithë qytetarëve. Jeni pikërisht ju mjekët dhe infermierët që mbroni shëndetin tonë edhe kur vendi por edhe i mbarë globi është përfshirë nga një krizë, përkatësisht pandemi.
Prej shpërthimit të krizës me virusin CORONA, punonjësit shëndetësor u kthyen në qendër të vëmendjes dhe me këtë rast i gjithë vendi ynë u është mirënjohës për punën tuaj. Ju jeni ata, që rrezikoni shëndetin tuaj për të ruajtur shëndetin tonë dhe për të trajtuar sistematikisht të prekur të ri nga ky virus. Po, shoqëria jonë tashmë si asnjëherë më parë po tregon respekt ndaj punës suaj të palodhshme.
Është e vërtet se mjekët dhe infermierët janë heronjtë tanë! Por respekti ndaj tyre dhe vetëm një shtrëngim duarsh nuk mjafton për të vlerësuar punën e tyre, angazhimin e këtyre heronjve të heshtur të shoqërisë sonë. Një nga veprimet e mia të para si Kryeministër është ngritja e pagës minimale për infermierët për 50 për qind d.m.th në 600 euro. Kjo nuk është vetëm një shenjë respekti për kontributin tuaj të rëndësishëm, por është thjesht një pagë që ju e meritoni për kontributin tuaj që jepni për shoqërinë tonë, është thjesht një pagë e merituar për angazhimin dhe guximin për punën tuaj të palodhur gjatë 24 orëve.
Paga më e lartë për infermierët, nuk do të thotë vetëm përmirësim i standardit të jetesës për ju, por është një deklaratë që ne jo vetëm që vlerësojmë punën tuaj, por dëshmojmë që duam njerëzit më të mirë e të vyeshëm që punojnë dhe kujdesen për shëndetin tonë.
Për infermierët në veçanti, ata janë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e shoqësirë, përkatësishtë sistemit shëndetësor dhe me këtë hap tonin, përmes rritjes së pagës mujore dhe për këtë kategori shumë të rëndësishme ne kontribuojmë që ata t’i mbajmë në vendin tonë.
Infermierët kanë mundësi punësimi në të gjithë Evropën siç e dimë dhe kemi parë tashmë dhe shumë prej tyre kryesisht infermiere të reja po migrojnë jashtë vendit, normalisht për pagë më të mirë dhe shanse më të mira jetese. Ju i nderuar staf mjekësor e dini këtë, puna juaj kërkohet në të gjithë botën. Dhe për të qenë i sinqertë – me atë që u është paguar deri më tani, ne duhet të jemi më shumë sesa thjesht mirënjohës, për faktin që vendosët të qëndroni këtu në Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar popullin tuaj, vëllezërit dhe motrat tona.
Ne, si Qeveri e radhës, unë si Kryeministër do t’ju ofrojmë një rrogë prej 600 euro në muaj, me të cilën shpresojmë se ju do të mund të keni një jetë të mirë në vend dhe të ndërtoni një të ardhme tuajën të sigurt pikërisht këtu në Maqedoninë e Veriut dhe jo diku në perëndim.
Ky premtim nuk do të realizohet jo brenda mandatit tim si kryeministër, jo vitin tjetër, por brenda 100 ditëve të para të Qeverisë në drejtimin tim si Kryeministër shqiptar i cili për herë të parë do të marr këtë post.
Ne do të investojmë në pajisje dhe infrastrukturë në institucionet shëndetësore me qëllim që të garantojmë kushte më të mira të në fushën e shëndetësisë dhe shërbim më cilësor dhe të shpejtë për qytetarët tanë.
Por faktori më i rëndësishëm në kujdesin shëndetësor jeni ju mjekë dhe infermier të nderuar. Ne duhet t’ju sigurojmë gjithçka që ju nevojitet për punën tuaj të shkëlqyeshme, me kushte të drejta pune dhe një pagë të mirë. Ne kemi nevojë për ju, mjekë dhe infermierë, që ju të kujdeseni për shëndetin tonë, të kujdeseni për pleqtë, fëmijët tanë por edhe për ne. Faleminderit që keni qenë dhe po vazhdoni të qëndroni në krye të detyrave tuaja për ne në këtë periudhë pandemi, e cila jo vetëm Maqedoninë e Veriut por ka kapluar mbarë botën.