Departamenti për krim ekonomik në kuadër të Sektorit të Punëve të Brendshme Shtip dje ka ndërmarrë masa për zbardhjen e veprës penale “Ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit”, publikoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në profilin e tij në Fejsbuk.
Ministri shkruan se pas informacioneve të marra operative se personi D.A. nga Shtipi posedon dokumente udhëtimi dhe letërnjoftime nga më shumë persona të nacionalitetit rom të cilët janë mbajtur peng për borxhin e krijuar në dyqanin e tij ushqimor, ndërsa i cili borxh, thekson Çulevi, gjoja do të shlyhej nëse të njëjtat në ditën e zgjedhjeve votojnë për partinë politike LSDM.
“Nga SPB Shtip nga Gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shtip është kërkuar dhe është marrë urdhër për bastisjen e shtëpisë dhe hapësirave të tjera tek personi konkret me qëllim të sigurimit të dëshmive materiale dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Gjatë bastisjes së bërë në dyqanin ushqimor të personit janë gjetur 4 fletore të formatit A4 në të cilat ka pasur lista me emra, 69 letërnjoftime biometrike, 18 dokumente udhëtimi biometrike, 18 dokumente të vjetra udhëtimi, 6 letërnjoftime, 1 leje qëndrimi dhe 1 legjitimacion shëndetësor për të cilat ekziston dyshimi se është lëndë e veprës penale “Ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit” nga neni 162 nga KZ. Gjësendet e gjetura me vërtetim për gjësendet e mara para kohe janë marrë nga personi D.A., ndërsa në hapësirat e SPB Shtip me personin konkret është bërë bisedë lidhur me rrethanat për gjësendet e gjetura”, shkruan Çulev në FB.
Ministri informon se në Prokurorinë Publike Themelore është dorëzuar njoftim dhe janë kërkuar udhëzimet për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve plotësuese për shkak të dokumentimit të plotë dhe dëshmimit të ngjarjes penalo-juridike. shk/