Kandidati për deputet nga rradhët e BDI-së dhe ministër në detyrë Naser Nuredini sot ka qëndruar për vizitë në kompaninë Les Komerc në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare që pritet të mbahen më 15 Korrik.
Nuredini në këtë takim ka bashkëbiseduar me pronarët e këtij biznesi duke thënë kështu që do jetë një zë i fuqishëm që bizneset vendore të kenë përkrahje më të madhe nga ana e shtetit pasiqë në këtë mënyrë ato kontribojnë në rritjen e ekonomisë vendore.
Duke prezentuar platformën e BDI-së për mandatin e ardhëshëm, Nuredini në këtë takim ka treguar se cilat janë prioritetet në sferën e ekonomisë, pasiqë masat që do meren për prodhimet vendore e që janë marë edhe më parë me pakot antikrizë do të japin rezultat në ruajtjen e vendeve të punës dhe krijimin e vendeve të reja.