Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev përmes një statusi të tij në faqen zyrtare në rrjetin social facebook pranon vërtetësinë e audio-regjistrimit ku ai mund të dëgjohet se si i ofendon rëndë shqiptarët, informon GAZETA.MK.
Në këtë skandal të madh shfaqet ana e errët e ish kryeministrit Zoran Zaev që kërkon edhe në këto zgjedhje vota tek elektorati shqiptar, madje për partnerë ka edhe një parti të “shqiptarëve” të cilët sipas Zaev vlejnë vetëm 5 monedha.
Në audio-regjistrimin e publikuar në youtube mund të dëgjohet një bisedë me karakter ofenduesee poshtërues në mes kreut të social-demokratëve dhe një personi tjetër.