Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit pasditen e sotme.
Sikurse njofton “News 24”, një 34-vjeçar është mbytur. Trupi i pajetë i të riut është pikasur nga pushues në plazh. Ndonëse ai u nxor me shpejtësi nga uji, dhe u transportua në spital me urgjencë, ishte pa shenja jete.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.