BDI kërkon nga Gjykata Kushtetuese të mundësojë regjistrim të personave në izolim për votim edhe në ditët deri më 15 korrik

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani kërkoi në emër të partisë Gjykata Kushtetuese menjëherë të caktojë seancë të jashtëzakonshme që të sjellë masë të përkohshme dhe të pezullohet dispozita me të cilën kufizohet regjistrimi i njerëzve të cilët janë në izolim vetëm deri më 8 korrik të kenë të drejtën e votës. Sipas tij duhet të pezullohet dekreti sepse sot dhe nesër ka njerëz të cilët do të dërgohen në vetizolim për shkak të Kovid-19 dhe nuk mund të votojnë.

Marketing

“Mënyra e dytë me vendim të KSHZ-së ose të Komisionit për sëmundje infektive t’u mundësohet atyre që janë në izolim në ndërkohë të bëjnë test dhe nëse janë negativë të munden të mërkurën të votojnë dhe me atë t’u garantohet e drejta e votës dhe askush të mos e diskutojë legjitimitetin e procesit zgjedhor. Mbrojtja e qytetarëve është e rëndësishme, por duhet edhe të garantohet e drejta e votës dhe nuk guxon të mohoet. Vetëm sot kemi 205 raste të reja pozitive shumëzoni atë me numrin e kontakteve të cilat i kanë pasur të sëmurët dhe ato që do të shkojnë në izolim. Ai numër mund të jetë më shumë se 2000 qytetarë që vetëm sot u mohoet e drejta e votës. Ndërsa nëse atë e shumëzojmë me numrin deri në ditën e zgjedhjeve kjo do të thotë se rreth 10 mijë qytetarë nuk do të kenë të drejtë të votës”, theksoi Bujar Osmani nga Tetova.

Sipas tij të gjitha partitë politike duhet të fokusohen të gjendet zgjidhje sepse kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me BDI-në, por edhe me të gjitha bashkësitë etnike dhe partitë politike.