Para katër vitesh ne kemi mundur ta vendosim këtë ide në tavolinë,pra më 2016 tën u shpreh lideri i BDI-së Ali Ahmeti duke iu referuar idesë së kryeministrit shqiptar informon TetovaSot
Vendi ka qenë në udhëkryq dhe partnerëve në atë rast nuk u shtohen mërzi, dëshpërime që ti zëshë ngushtë.Kjo është fsnikëri, burrëri ,që ne se kemi bërë.
Kreu integrist duke folur për periudhën e para tre vitesh kur u formua qeveria me Zaevin tha se ka mund të vëndonte kushte në ato rrethana të vështira .”A do z. Zaev të bëhesh kryeministër?! Nuk mund të bëhesh sepse vota ime është vendimtare.Pra unë kërkoj kryeministrin” deklaroi Ali Ahmeti duke iu referuar kushtëzimit të mundshëm para tre vitesh kur LSDM nuk i kishte numrat .
Ahmeti u ndal edhe tek negociatat për qeverinë e ardhshme duke thënë se sot në tavolinë në negociatat e ardhshme, BDI cështjen e parë e ka kryeministrin e vendit.
Ai theksoi se pa BDI nuk besoj se ka qeveri por nuk dua të paragjykoj mbi zhvillimet në kampin maqedonas.
“Ne e kemi ndarë mendjen dhe me mëndje të kthjellët i kemi hyrë kësaj valleje.Më vjen keq që dy kandidatët maqedonas për kryeministër nuk pranojnë të përballen me z. Ziberi.” u shpreh Ahmeti
“Kjo është për turp për vendin tonë. Kështu e turpërojnë karshi opinionit, Evropës dhe botës vendin tonë.Ata nuk kanë kapacitete të duhura të përballen me z. Naser Ziberin ” deklaroi Ali Ahmeti.