Redaktori i televizonit Kanal 5 ka thotë se Ali Ahmeti dhe BDI-ja do të jetë vaga e balansit për qeverinë e ardhshme në Maqedoninë e Veriut. Sipas redaktorit të televizionit Kanal 5, si do që të jetë, më 15 korrik, shumë gjëra do të jenë më të qarta. “Por, nuk jam i sigurt se do të jetë e qartë se kush do të formojë qeverinë. Vetë fitorja, nëse është e ngushtë, nuk e garanton këtë, dhe kjo u tregua edhe në vitin 2017. Sigurisht që rezultati në bllokun shqiptar do të jetë i rëndësishëm, veçanërisht nëse BDI është akoma “tasi i peshoreve”. Atëherë jam i sigurt se na pret një verë e stuhishme, dhe ndoshta edhe vjeshta. Ahmeti e ka ngritur shumë lartë kushtin e një kryeministri shqiptar dhe tani nuk do të ketë shumë hapësirë për manovrim, “shpjegon Mihajloski, përcjell ts.
Nga ana tjetër të gjitha anketat me kredibilitet ndërkombëtar të huaja dhe të vendit thonë se në bllokun shqiptar do të fitojë BDI-ja, por edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte në Tv21 u shpreh se e BDI-ja do të jetë fituese në bllokun shqiptar dhe Reçica e Vogël do të jetë më e famshmja në rajon pas 15 korrikut.ts