Lyrical Son dhe Mc Kresha sollën projektin surprizë.
Dy reperët shumë të suksesshëm të estradës, Lyrical Son dhe Mc Kresha bashkuan forcat për një tjetër duet.Për dallim nga kolegët e tyre, Kresha dhe Lyrical nuk e kishin paralajmëruar këtë projekt, por e sollën befasi bashkë me klip.
“Ajo po don” titullohet kënga e re nga dy reperët e PINT, e cila është me tekst të vet Kreshës dhe Lyrical Son.
Për beatin u kujdes Strike Beatx, ndërsa mix/masterin e bëri Pressplay, videon e punoi Valon Aziti dhe PINT.
Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor nga MC KResha dhe Lyrical Son me titull “Ajo po don”.