Agjencia e Lajmeve Zhurnal sot ka realizuar intervistë me bartësin e listës në njësinë zgjedhore nr 5 nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi, i cili ka folur rreth fushatës parazgjedhore dhe mundësive për koalicionim pas 15 korrikut, informon Zhurnal.
Xhaferi mes tjerash në intervistë i konfirmoi fjalët e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili e pati pranuar se nëntë persona para Naser Ziberit kishin refuzuar për të kandiduar për kryeministër shqiptar në zgjedhjet e 15 korrikut.
Xhaferi ekskluzivisht për Zhurnal zbuloi dhe dy nga nëntë personat që kishin refuzuar paraprakisht për të kandiduar, e ato janë profesorët eminent, Abdulmenaf Bexheti dhe Izet Zeqiri. Që të dy sipas Xhaferit, nuk kishin qenë të përgatitur për të pranuar një sfidë të tillë për të menaxhuar me funksionin dhe menaxhimin me shtetin.
Rreth mundësisë që partitë maqedonase të bëjnë vet Qeveri të re, Xhaferi tha se asnjëra prej tyre (LSDM dhe VMRO-DPMNE) nuk e kanë ekskluzivitetin për të formuar vet Qeveri dhe janë të detyruara të koalicionojnë me një parti shqiptare. Sa i përket posteve dhe cilës parti çka do ti takojë, ai thotë se këto çështje rregullohen dhe përcaktohen gjatë negociatave për formim të Qeverisë dhe assesi para zgjedhjeve.
Për më tepër ndiqni video intervistën e plotë me bartësin e listës në njësinë zgjedhore nr 5 nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi.
blob:https://www.facebook.com/fb77dac3-7839-4bb6-9776-ec422106132b