Maas: Srebrenica nuk duhet të përsëritet

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas paralajmëroi sot se një masakër si ajo në Srebrenicës, në Bosnje, 25 vjet më parë, nuk duhej të përsëritej më.

“Ne të gjithë jemi dakord se Srebrenica nuk duhet të përsëritet kurrë”, tha Maas duke përkujtuar 25-vjetorin e masakrës kundër 8 000 burrave dhe djemve myslimanë nga forcat serbe, që filluan në qytetin e Bosnjës Lindore nga 11 korriku 1995, raporton ATSh.

Marketing

”Vrasjet kanë ndodhur në fund të shekullit XX, në mes të Evropës, pothuajse në sytë e publikut”, theksoi Maas.

“Ne duhet të kundërshtojmë tendencat nacionaliste kudo që t’i hasim”, tha ai.

Masakra e Srebrenicës që ndodhi gjatë Luftës së Bosnjës (1992-1995) konsiderohet gjenocidi i parë në Europë që nga viti 1945.