Filipçe: Moskujdesi i qytetarëve mund të rikthejë izolimin

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se është e mundur të aplikohen masa kufizuese për lëvizjen e qytetarëve nëse nuk respektohen masat për mbajtje të maskës dhe për të ruajtur distancën sociale. Megjithëse nuk e specifikoi kur kjo mund të ndodhë ai tha se iu është treguar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe nga ekspertë të tjerë që vizituan vendin. Ai tha se numri i të infektuarve të ri ka të bëjë me mosrespektimin e masave.

Marketing

E vetmja masë tjetër që mund të merret në konsideratë përveç këtyre masave aktuale, është kufi*zimi i lëvizjes. Kini kujdes, kjo nuk do të jetë aktuale tani ose vetëm në muajt e verës, madje edhe më shumë në vjeshtë, kur do të ketë më shumë njerëz brenda nuk do të mundet të pritet as rend jashtë me siguri do të kemi një numër shtesë të pacientëve me grip sezonal dhe problemi mund të jetë edhe më i madh. Tani për tani, jo por ne po e ndje*kim nga afër situatën kontaktet po analizohen, po izolohen nëse është e nevojshme edhe ajo do të rekomandohet. Shpresoj që të mos arrijmë deri aty -deklaroi Venko Filpçe-Ministër i Shëndetësisë.

Filipçe tha se ne nuk mund të jetojmë të mbyllur dhe me kufizime në lëvizje por se për këtë shkak të gjithë duhet të mësojnë të jetojnë duke mbajtur maska dhe duke ruajtur distancë. Në aspektin e kapaciteteve të spitaleve, për momentin ka vende të mjaftueshme.

Ka vende në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe në Spitalin “8 Shtatori” si dhe në spitalet e sëmundjeve infektive në vend. Ne nuk shqetësohemi për momentin që një numër i madh i pacientëve mund të vijnë në spital. Menaxhohet kuadri dhe sistemi i rotacionit, kështu që, ka vende të mjaftueshme – tha Venko Filipçe- ministër i shëndetësisë.

Një ditë më parë u shënua vik*tima më e re në moshë nga COVID-19 në vendin tonë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçare nga Tetova, te e cila sipas ministrit Filipçe sëmundja është manifestuar në formë shumë të rëndë.