Nga sot: Deri në 12 vjet burgim e 8 mijë € gjobë për ata që s’respektojnë masat
Policia e Kosovës nga sot (e martë) do të nisë me shqiptimin e gjobave për qytetarët që nuk respektojnë masat e dala nga Qeveria e Kosovës kundër koronavirusit
Afrim Ahmeti, Drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovës në një intervistë ka thënë se dënimet do të jenë të mëdha.
Sipas tij, dënimet shkojnë nga 2 vjet deri në 12 vjet burg, ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë.
“Nga nesër do të fillojmë me shqiptimin e gjobave për shkak se numri i madh i të infektuarve është në rritje dhe po e shohim që nuk po ka alternativ tjetër pa filluar me shqiptimin e gjobave”.
“Ne nga fillimi i zbatimit të vendimeve qeverisë kemi hapur raste sipas Kodit Penal sipas nenit 249 dhe 250 dhe kemi asistuar inspektorët sanitar ndërsa tash ne përveç asistimit të inspektorëve sanitar dhe rasteve që do t’i aplikojmë sipas nenit 249-250 të Kodit Penal të Kosovës do të marrim shënime qytetarëve që nuk i zbatojnë këto masa dhe të njëjtat do të procedohen të inspektorët sanitar të cilët do të bëjnë këtë paraqitje për ta”.
“Dënimet janë mjaft të mëdha dhe sipas nenit 249 dhe 250 dënimet shkojnë nga 2 vjet deri në 12 vjet burg ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë”.
Ahmeti mes tjerash ka thënë se Policia e Kosovës nga dita e nesërme do të fillon punën me orar prej 12 orësh, si dhe do të ketë prezencë maksimale nëpër sheshe dhe rrugët kryesore.
Ai ka theksuar se ne të gjitha qytet e Kosovës ka pasur monitorim maksimal nga Policia, raporton EO.
“Duke e parë numrin e madh të infektuarve me Covid-19, Qeveria e vendit ka nxjerr një vendim ditëve të fundit që na obligon të gjitha institucionet për zbatimin e këtij vendimi dhe ndërmarrjen e masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19”.
“Edhe Policia e Kosovës është pjesë e zbatimit të këtij vendimi, ku nga dje kemi filluar sensibilizimin e opinionit të qytetarëve për tërheqjen e vërejtjeve dhe këshillimit që të bartin maska dhe të mbajnë distancën fizike dhe të mos grumbullohen në lokacione të caktuara në numër të madh të tyre”.
“Policia e Kosovës kur ka masa shtesë të sigurisë aplikon orarin 12 orësh të cilën orar do ta aplikojnë prej ditës së nesërme, policët do të angazhohen në asistencë të inspektorëve dhe krye detyrave të rregullta nëpër stacione policore nëpër të gjitha komunat dhe do të punojnë me orar 12 orësh dhe do të ketë prezencë maksimale nëpër sheshe, që të ndikohet në parandalimin e përhapjes së virusit”.
“Padyshim që nëpër të gjitha qytetet e Kosovës ka pasur kësi monitorim dhe nga nesër shumica e zyrtarëve e zyrtarëve policor që punojnë në nivelin qendror do të dislokohen në asistencë drejtorive rajonale dhe do të angazhohen në këto drejtori në kryerjen e detyrave që kërkohen prej tyre”, ka thënë ai për EO.