Jonida dhe Romeo ironizojnë me ‘bashkëjetesën’ e spekuluar

Marrëdhënia e Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt është përfolur vazhdimisht në mediat rozë.

Marketing

Shpeshherë është shkruar se dyshja e shoubizit shqiptar është ndarë e ribashkuar, e së fundmi është thënë se çifti, tanimë po bashkëjeton.

Ndërkohë që po shijojnë pushimet në jug të Shqipërisë, Romeo dhe Jonida kanë gjetur pak kohë për të ndarë disa video në InstaStory përmes të cilave kanë ironizuar lajmet në portale.

“Ne po bashkëjetojmë duhet ta kesh marrë vesh nga portalet”, thotë prezantuesi.

“E konfirmuan ata apo ne? Këtu është dilema më e madhe”, vazhdon Jonida.

“Po e kanë thënë ata e ka thënë Zoti”, ka shtuar Romeo – transmeton Top Channel.

Këngëtarja 37 vjeçare ka theksuar në një nga ‘storyt’ e postuara se lajmi i bashkëjetesës është informacion i gabuar, teksa aktori me shaka e këshillonte të mos bashkëjetonte më.

Jonida dhe Romeo tanimë nuk e fshehin më dashurinë e tyre, që pas publikimit të një fotoje tepër të ëmbël në qershor gjatë pushimeve verore.