Në ditën e dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sot deri në orën 15:00 votuan 7.170 persona. Nuk janë gjetur në tentim votimi apo nuk kanë dashur të votojnë 273 persona. Në shtëpitë për të moshuar, nga 357 të paraqitur për votim, votuan 231. Tre persona nuk votuan. Në institucionet ndëshkuese-korrektuese deri në orën 15:30 nga 1.657 të regjistruarve, votuan 808. Nga personat të cilët u paraqitën për votim në arrest shtëpiak, deri më tani votuan shtatë persona. Nuk ka informata nga gjashtë personat e zhvendosur të paraqitur, sa kanë votuar. Këtë, sot pasdite e kumtoi kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), Oliver Derkoski në vazhdimin e mbledhjes së 77-të.
Derkovski konsideron se dita e dytë e zgjedhjeve po zhvillohet pa pengesa dhe probleme.
“Edhe pse kiushtet janë mjaft të komplikuara, në kushte të krizës së pandemisë, konsideroj se këshillat zgjedhorë deri më tani e kryen mirë punën dhe i inkurajoj ta përfundojnë deri në fund të ditës. I inkurajoj edhe të gjithë të paraqiturit, t’i presin këshillat nëse deri më tani nuk kanë ardhur për t’i vizituar që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës”, tha Derkoski.
Paralajmëroi se pas orës 21:00 do të kumtojnë se si ka kaluar votimi i këtyre kategorive të personave.
“Dhe nga kjo ditë u pa se KSHZ me tërë administratën, e cila është mbështetje e tërë procesit, arriti ta organizojë votimin siç duhet, duke mbajtur llogari para së gjithash për shëndetin e qytetarëve. Askund nuk është paraqitur asnjë ngjarje e cila do ta rrezikonte shëndetin e votuesve. Konsideroj se ashtu do të kalojë edhe dita e nesërme. U bëj thirrje qytetarëve të dalin nesër dhe të votojnë dhe të jenë të sigurt se janë përmbushur të gjitha kushtet për votim të sigurt, par së gjithash për shëndetin e tyre dhe shëndetin e të gjithë atyre që marrin pjesë në organizimin e këtij procesi. T’i respektojmë rekomandimet dhe procedurat, si nga ne, ashtu edhe nga autoritetet shëndetësore, e tëra me qëllim të mbrojtjes së këtij procesi, ndërkaq edhe mbrojtjen e shëndetit të tyre”, tha Derkoski.
Për spekulimet për numërim të votave, kryetari i KSHZ-së tha se fletëvotimet prej dje dhe sot o të numërohen së bashku me të gjitha fletëvotimet e tjera.
Derkoski i luti edhe të gjithë pjesëmarrësit në garën poilitike t’i lënë qytetarët të lirë ta realizojnë të drejtën e tyre votuese.
“Dita e djeshme, e sotme dhe e nesërme janë ditë të KSHZ-së dhe ditë të qytetarëve për ta përmbushur të drejtën e tyre të votimit. Edhe një thirrje – përmbajuni të gjithë, lërini qytetarët ta sjellin vendimin e duhur”, potencoi Derkoski.
Edhe anëtarët e tjerë të KSHZ-së bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje ta respektojnë heshtjen. Treguan se votuesit mund ë votojnë vetëm me letërnjoftim valid dhe dokument valid të udhëtimit, ndërsa këshillat dhe komisionet zgjedhore t’i respektojnë udhëzimet nga KSHZ-ja.
Boris Kondarko theksoi se votimi është i lirë, i fshehtë dhe i sigurt. Informoi se janë ndërmarrë të gjitha masat e mbrojtjes shëndetësore, nuk ka pasur kurfarë ankesa dhe se po respektohen rekomandimet. Për publikimet e sotme në rrjetet sociale, në emër të KSHZ-së sqaroi se fletëvotimet janë përpunuar në pajtim me ligjin, mbrojtja dhe përmbajtja e tyre janë sipas ligjit.
“Qytetarët duhet të jenë të qetë se me fletëvotimet, në asnjë bazë nuk janë të mundura keqpërdorimet, manipulimet apo falsifikimet”, tha Derkoski. Kumtoi se fletëvotimet kanë dhjetëra mbrojtje, disa të dukshme dhe disa të padukshme. Në asnjë fletëvotim nuk ka numër serik, që ndodhet në shtyllë, e cila mbetet në këshillin zgjedhor.
Komisioni shtetëror zgjedhor sot pasdite, në kuadër të vazhdimit të mbledhjes së 77-të shqyrtoi ankesa të reja për shkelje të së drejtës personale zgjedhore, parashtruar nga disa qytetarë dhe të gjitha i refuzoi. Anëtarët e KSHZ-së diskutuan edhe për tre akte të parashtruara nga Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) dhe konstatoi të kthehen sërish në këtë institucion.